Ngjarjet e fundit në Fushë Krujë, policia ngre postoblloqe kontrolli

schedule21:08 - 20 Shkurt, 2021

schedule 21:08 - 20 Shkurt, 2021

Si pasojë e ngjarjeve të fundit që janë zhvilluar në Fushë Krujë policia ka ngritur postoblloqe në rrugë.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se postoblloqet  janë ngritur me qëllim parandalimin e ngjarjeve të tjera kriminale apo për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Gjithshtu nga burimet mësohet se në rrethin e Krujës do të jenë Forcat e armatosura dhe përfaqësues nga ministria e Mbrojtjes.

Ndër të tjera mësohet se në postobllok do të kontrollohet nga efektivët e policisë çdo automjet që duket i dyshimtë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!