Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ngjarjet e fundit kriminale/ Forcat Operacionale dhe FNSH-ja “zbarkojnë” në Vlorë

schedule19:22 - 2 Nëntor, 2025

schedule 19:22 - 2 Nëntor, 2025

Vijojnë kontrollet e shtuara në qytetin e Vlorës nga Policia e Vlorës , Forcat Operacionale dhe FNSH-ja. Pas ngjarjeve të fundit dhe me qëllim rritjen e sigurisë publike, uniformat blu kanë shtuar masat në disa pika kryesore të qytetit.

Kontrollet janë përqendruar te drejtuesit e mjeteve luksoze, personat me precedentë penalë, si dhe tek ata që dyshohet se qarkullojnë me armë të ftohta apo nën efektin e pijeve alkoolike. Gjithashtu, po kryhen verifikime për dokumentacionin dhe respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Burime nga policia bëjnë me dije se kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vijim, në të gjitha akset kryesore të qytetit, me synimin për të parandaluar ngjarje kriminale dhe për të garantuar rendin e qetësinë publike në Vlorë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!