Ngjarja tronditëse në Vlorë, dëshmitari rrëfen momentet e fundit të nënës që u hodh nga pallati me fëmijën

schedule12:58 - 26 Nëntor, 2021

schedule 12:58 - 26 Nëntor, 2021

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Vlorën mesditën e sotme. Një nënë është hedhur nga kati i pestë i pallatit bashkë me fëmijën e saj, duke humbur jetën të dy.

Një prej dëshmitarëve në vendngjarje, rrëfen se gruaja nuk ishte banore në atë pallat, por ka ardhur aty vetëm për të kryer aktin e rëndë.

“Ajo është hedhur nga kati i pestë nga shesh pushimi. Nuk banon aty. Ka ardhur atu thjeshtë për të bërë këtë gjë. Ishin të shtrirë këtu përmbys. Ajo kishte shenja jete, ndërsa fëmija fare. Kishte çarje në fytyrë. Ambulanca u vonua dhjetë minuta,” shprehet ai.

Sipas policisë së Vlorës, viktima është Pamela Mërtiri, 34 vjeçe, ndërsa fëmija është 1 vjeç. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!