Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ngjarja tragjike në Lushnje/ Burg për sipërmarrësin që po kryente punimet. Gjykata e Fierit shpall moskompetencë, çështjen ia kalon GJKKO

schedule14:59 - 7 Mars, 2024

schedule 14:59 - 7 Mars, 2024

FIER- Leonard Gjini 32-vjeç është lënë në burg gjykata e Fierit. Gjini u arrestua pas shpërthimit që tronditi Lushnjën disa ditë më parë, ku mbetën të vdekur babë e bir dhe u plagosën shtatë të tjerë, mes tyre edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela. Sipas policisë, 32-vjeçari është personi i kontraktuar për kryerjen e punimeve.

Gjithashtu, Gjykata e Fierit ka shpallur moskompetencën dhe vendosi dërgimin e akteve GJKKO-së si gjykatë kompetente për gjykimin e çështjes së shpërthimit në magazinën e deputetit Bujar Çela.

Gjatë marrjes në pyetje, Gjini ka shpjeguar se disponon një biznes me aktivitet ndërtimi dhe zbatim projektesh me konstruksion beton dhe hekur. Sipas dosjes hetimore, rezulton se me 27 nëntor 2023, ai ka lidhur një kontratë sipërmarrje me Bujar Çela për ndërtimin e magazinës, e cila ishte e pajisur me leje ndërtimi Nr200 dt 19.09.2023.

Gjini akuzohet për shkelje të rregullave në punë me pasoja të rënda, por 32-vjeçari i ka mohuar akuzat, me pretendimin se nuk ka dërguar asnjë punonjës në kapanonin ku ndodhi shpërthimi tragjik./ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!