Ngjarja që tronditi Anglinë: Shqiptari e vrau Sabinën në rrugën ku ajo kishte frikë të kalonte

schedule11:59 - 8 Prill, 2022

schedule 11:59 - 8 Prill, 2022

Vrasja e mësueses Sabina Nessa nga 36-vjeçari shqiptar Koçi Selamaj ka tronditur opinionin publik në Angli. Selamaj ka pranuar krimin para gjykatës, ndërsa rrethanat që e kanë çuar drejt këtij akti të rëndë janë ende të paqarta.

Shqiptari e vrau mësuesen e shkollës fillore, ndërsa ajo po ecte nëpër një park për të takuar një mikun e saj. Trupi i mësueses u gjet rreth 24 orë më vonë, i mbuluar me gjethe.

Mediat e angleze raportojnë se mësuesja u vra në rrugën që zakonisht kishte shumë frikë të kaonte në të. 28-vjeçarja ishte vonë për darkën me mikun e saj dhe kishte vendosur që të merrte rrugën për shkurt në parkun Cator, Kidbrooke, në juglindje të Londrës.

E reja nuk e kishte idenë që shqiptari Koçi Selamaj do t’i dilte fshehurazi. Ai kishte udhëtuar më shumë se 128 kilometra nga shtëpia e tij në Eastbourne. Vrasja u filmua nga një kamera sigurie, por imazhet bardhezi e bënin të pamundur identifikimin e Selamajt, i cili mbante të veshur një kapuç në kokë.

Nga pamjet shihet se ai ka vrapuar pas Sabinës dhe e ka goditur 34 herë në kokë me një trekëndësh rreziku që përdoret nga shoferët. Për pasojë ajo ka humbur ndjenjat dhe u rrëzua në një stol të parkut.

Lexo edhe: Rrëfehet ish-gruaja e shqiptarit që vrau një mësuese në park: Dy orë para krimit u përpoq të bënte seks me mua

Më pas, Selamaj ka marrë trupin dhe e ka dërguar në një vend të mbuluar me bar. Policia beson se ai ka mbytur Sabinën dhe i ka hequr asaj të brendshmet. Pastaj ka shkuar tek vendi ku e ka goditur dhe ka marrë çfarë kishte ngelur.

Pas kësaj, ai zhduket sërish për t’u kthyer 10 minuta më vonë dhe mundohet të fshijë stolin. Policët kanë zbuluar rrugën që ka ndjekur në park Selamaj falë reflektimit që kishte trekëndëshi i rrezikut.

Trupi i pajetë i Sabinës, u gjet një ditë pas zhdukjes dhe ishte mbuluar nga bari i gjatë. Identifikimi i saj u bë nga pasaporta që kishte në xhaketë.

Fustani i ishte hequr, veshjet intime i mungonin. Detektivët menjëherë nuhatën që kishin të bënin me një vrasje të motivuar seksualisht. Ditën e vrasjes, para se të kryente aktin, Selamaj kishte shkuar në hotelin Grand në Eastbourne, aty ku punonte ish-gruaja e tij. Çifti ishte ndarë, por Selamaj e kishte ftuar atë në makinën e tij dhe ajo ka thënë që të jepte përshtypjen që ai donte të kryente marrëdhënie seksuale në sediljen e pasme, por ajo kishte refuzuar.

Më pas, ish-gruaja e Selamajt i ka thënë detektivëve se ishte viktimë e abuzimit dhe ka treguar 3 raste kur ai ishte përpjekur që ta mbyste atë, por nuk kishte bërë asnjë denoncim në polici.

Për Daily Mail ajo është shprehur se Selamaj ishte martuar me të, ajo është shtetase rumune, vetëm për dokumente. Edhe stafi i hotelit ku punonte gruaja ka pasur probleme me sjelljen e pakëndshme të Selamajt. Kur ai ka bërë check-in në hotel ka qenë mjaftueshëm dyshues për të telefonuar policinë, megjithatë askush nuk ka marrë ndonjë veprim.

Sipas policisë, Selamaj udhëtoi në Brighton me një Nissan Micra. Pas kësaj u drejtua për në Kidbrooke. Kjo është hera e parë që ai viziton këtë pjesë të Londrës dhe askush nuk ka asnjë ide se pse. Selamaj u arrestua një javë pas vrasjes së Sabinës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!