Ngjarja në Zaporizhzhia, Medvedev: Incidentet mund të ndodhin edhe në centralet bërthamore europiane

schedule14:13 - 12 Gusht, 2022

schedule 14:13 - 12 Gusht, 2022

Ish-presidenti rus Medvedev ka kërcënuar aleatët perëndimorë të Ukrainës, që akuzuan Rusinë për rrezikun e një katastrofe bërthamore rreth termocentralit ukrainas Zaporizhzhia, shkruan The Guardian.

Ukraina ka akuzuar Rusinë se bombarduar qytetet ukrainase duke ditur se forcat ukrainase nuk mund të rrezikonin të kundërpërgjigjeshin. Ndërkohë, Moska ka bombarduar vetë zonën duke fajësuar Ukrainën.

“Kiev dhe aleatët e tij thonë se Rusia kanë lëshuar raketat në drejtim të centralit. Kjo është padyshim 100% e pakuptimtë, madje edhe për popullin budalla rusofob”, shkroi Medvedev, tani nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, në kanalin e tij Telegram.

“Cfare mund te them? Të mos harrojmë se edhe Bashkimi Europian ka centrale bërthamore. Dhe aty mund të ndodhin edhe incidente.”

/abcnews.al