Ngjarja në Laprakë, zbulohet motivi i krimit

schedule15:48 - 10 Janar, 2019

schedule 15:48 - 10 Janar, 2019

Një histori përndjekjeje dhe një shuplakë dyshohet të jenë zanafilla e krimit që tronditi Tiranën mbrëmjen e 26 dhjetorit, ku një 17 vjeçare u vra në zonën e Laprakës. “ABCnews” ka siguruar dosjen e prokurorisë ku zbardhen detaje të hetimit dhe dinamika e krimit.

Ngjarja e mbrëmjes së 26 dhjetorit në Laprakë, ku u vra 17 vjeçarja Griselda Gjikola dhe u plagos shoku i saj 26-vjeç, Erjon Bengo, është paraprirë nga një histori përndjekjeje.  “ABCnews” ka siguruar një kopje të dosjes së Prokurorisë së kryeqytetit, sipas të cilës i dyshuari si atutor i ngjarjes Robert Përperaj ishte kthyer në një shqetësim për 17-vjeçaren. Për shkak të disa ngacmimeve ndaj saj,  dhjetë ditë para ngjarjes, Përperaj ishte konfliktuar fizikisht me të dashurin e saj me iniciale S. H. dhe shokun e tij Erjon Benga.

Në këtë konflikt Benga i ka kërkuar të shpallur në kërkim Përperaj të mos ngacmonte të dashurën e shokut. Gjatë të njëjtit konflikt Përperaj është qëlluar edhe me shpullë nga i dashuri i të resë, episod që sipas Prokurorisë, ka motivuar ngjarjen kriminale.  Plani ishte që ta mbanin nën kërcënimin e armës Bengon dhe ta qëllonin me levë.

Referuar dosjes, mbrëmjen e 26 dhjetorit të rinjtë kanë rënë në pritën e Përperajt dhe të dyshuarit si bashkëpunëtor i tij, tashmë i arrestuar, Roland Muzhaqi, pak pasi kishin konsumuar një kafe në një nga baret e Laprakës.

Ata po largoheshin në bordin e një mjeti “Mercedes” të drejtuar nga Erjon Bengo, ku në vendin e parë të pasagjerit ishte i dashuri i 17-vjeçares, ndërsa në sediljen e pasme Griselda Gjikola dhe një vajzë tjetër. Nga deklarimet e të palënduarve, por edhe analizimi i pamjeve filmire rezulton se të dyshuarit i kanë dalë para mjetit “Mercedes” sapo ai kishte nisur lëvizjen.

I dyshuari Roland Muzhaqi ka qëlluar me levë xhamin e parmë të pasagjerit. Teksa Benga ka vijuar lëvizjen, Robert Përperaj ka qëlluar me armë nga ana e shoferit. Plumbat janë plagosur 26 vjeçarin Bengo, ndërsa i kanë marrë jetën 17-vjeçares në sediljen e pasme. Dy pasagjerët e tjerë të mjetit nuk janë lënduar./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!