Ende i zhdukur, Gjykata e Lartë refuzon kërkesën e Ervis Martinajt për ngjarjen në ish Bllok

schedule17:54 - 2 Mars, 2023

schedule 17:54 - 2 Mars, 2023

Gjykata e lartë ka refuzuar kërkesën e Ervis Martinajt për ndryshimin e masës së arrestit me burg. Bëhet fjalë për arrestimin e Martinajt në vitin 2018 pas ngjarjes në ish Bllok ku mbeti i vrarë miku i tij, Fabian Gaxha dhe u plagos, Eljo Hato dhe vetë Martinaj. Ky i fundit u mbajt disa muaj në burg dhe më pas u lirua me garanci pasurore nga gjykata e Tiranës.

Në përfundim të procesit ndaj tij akuza për vrasje të mbetur në tentativë ra, megjithatë ai u dënua 3 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar për “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për vrasje”, “Fshehje të të ardhurave”, “Falsifikim i pasaportave, kartave të indentitetit, vizave”, si edhe “Organizim ose ushtrim i veprimtarisë së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Ky dënim mbeti i pazbatuar pasi çështja ende nuk është shqyrtuar në Apel kur do të merrte formë të prerë ose do të shpallej i pafajshëm. Pak kohë më parë me kërkesë të SPAK, Martinajt dhe familjarëve të tij iu sekuestruan 34 pasuri të dyshuara nga aktiviteti kriminal ndërsa për fatin e tij ende autoritetet nuk kanë një përgjigje./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!