Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka reaguar lidhur me ngjarjen ku u përfshi efektivi i Gardës, Martin Nikolla në Hamallaj të Durrësit. Ajo e ka konsideruar të dënueshme dhe ka përshëndetur Policinë e Shtetit për ndalimin e menjëhershëm të personit në fjalë.
“Ngjarja e ndodhur sot në Hamallaj, ku është përfshirë efektivi i Gardës së Republikës (që nga viti 2006) Martin Nikolli është e dënueshme.
Dëshiroj të përshëndes Policinë e Shtetit për ndalimin e menjëhershëm të personit në fjalë dhe të inkurajoj organet e drejtësisë për zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes dhe dënimin e kujtdo që ka gisht në këtë rast flagrant, pavarësisht pozicionit ku ka shërbyer deri më sot.
Në të njëjtën kohë, solidarizohem plotësisht me familjen Kaçi dhe i siguroj se institucionet e Republikës janë të angazhuara dhe në krye të detyrës për t’i ofruar të gjithë mbrojtjen që parashikon ligji.”, ka shkruar Nikolla.
Kujtojmë që konflikti për një rrugë fshati degjeneroi në dhunë mes anëtarëve të dy fiseve në fshatin hamallaj në Durrës. Pas konfliktit verbal sherri degjeneroi në përdorimin sendeve të forta, deri në armët e zjarrit. Ndërsa të lënduar mbetën disa persona. Sipas policisë në konflikt u përfshinë anëtarë të familjes Kaçi dhe familjes Nikolla fqinje me njeri-tjetrin. Shkak mësohet se është bërë një rrugë që banorët e kanë shtruar me lekët e tyre rreth 10 vite më parë si dhe disa rrethime te komshinjve qe familja Nikolla kerkon t’i heqë./abcnews.al