Ngjarja në Bllok, jepet masa e sigurisë për Geldo Hotin

schedule12:49 - 8 Tetor, 2018

schedule 12:49 - 8 Tetor, 2018

Gjykata Penale e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor për Geldo Hotin (Licaj) për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe armëmbajtje pa leje. 37-vjeçari Hoti është personi i tretë i vënë në pranga në lidhje me ngjarjen e ndodhur të enjten e kaluar në zonën e ish-Bllokut, ku humbi jetën Fabian Gaxha dhe u plagosën dy të tjerë, të vendosur dhe ato në pranga.

Sipas gjykatës, ndalimi i Geldo Hotit është vlerësuar i ligjshëm, ndërkohë që séanca për dhënien e masës së sigurisë në ngarkim të 37-vjeçarit u zhvillua me dyer të mbyllura, pa praninë e mediave.

Sipas policisë, Hoti ka qenë i pranishëm në ngjarje dhe është një nga personat që ka përdorur armë zjarri në konflikt. Përmes një njoftimi zyrtar policia e kryeqytetit sqaroi se ka dyshime se 37-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri në momentet e sherrit të dhunshëm ku u vra Fabian Gaxha dhe u plagos Elvis Martinaj e Eljon Hato. Hoti u ndalua nga forcat e policisë të pikëkalimit kufitar të Kakavijës mbrëmjen e së premtes, teksa po tentonte të largohej nga vendi drejt Greqisë.

Ai do të procedohet për veprën penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë pesonave, mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëe luftarake”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!