Në emisionin “Bardh a Zi”, në “ABC News”, eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, foli për ngjarjen e ndodhur në Astir, ku një 21-vjeçari alarmoi policisë duke denoncuar se ishte dhunuar dhe mbyllur në banesë.
Gjatë intervistës në studio, Karamuço u shpreh se këto situata janë bërë shqetësuese dhe se duhet treguar një kujdes dhe se duhet të ketë kontrolle të shtuara, për aktivitete e paligjshme.
“Nga ana e policisë apo ata që bëjnë kontrollin dhe mbajnë policimin në qytet. Kemi shumë pikëpyetje… Me siguri banorët janë habitur dhe nuk e dinin se kush ishte…Sot fëmija të thotë po iki… Në kushtet kur vajza është çuar ka parë derën mbyllur, mund të ketë inskenuar pengmarrjen dhunë. RENEA ishte thirrur sepse ishte konsideruar pengmarrje. Por vajza ishte vetëm në banesë. Një nga arsyet që shërbejnë këto shtëpi, në fillim njihe , kalon në një marrëdhënie dashurie, pastaj futen në këto shtëpi ku nga alkooli dhe droga kalojnë në orgji, nuk je vetëm me një person, pastaj kalon në prostitucion, më pas në korrierë dhe më pas në anëtarë të organizatës kriminale. Pra e fillojnë kështu si rastësisht…Prindërit duhet të marrin vesh se deri ku mund të mbërrijë vajza, ose e vrarë ose në burg, sepse përfshirja në këto grupe kriminale, sjell vetëm këto”, ka thënë mes të tjera eksperti i Kriminalistikës, duke shtuar: “Në raportin e vjetshëm që patëm në gjendjen e kriminalitetit nga ana e prokurorisë së përgjithshme që është rritur mosha nga 14 -18 te 18 në 21 e përfshirë në kriminalitet, si persona në konflikt me ligjin. Kemi shumë raste që nga përdorues është kthyer në shpërndarës. Flasim për kokainë që një gram sot është 80 euro. Prindërit ngaqë nuk i njohin simptomat e veçanta të narkotikëve mendojnë që është i pirë dhe mendojnë ta mbyllin brenda shtëpisë së mureve”.
/abcnews.al/