“SPAK duhet të shkrihet nëse nuk zbardh “21 janarin”, kështu deklaroi analisti Skënder Minxhozi në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News.
Gjithashtu ai theksoi se “21 janari” është ngjarja më e nxehtë e politikës në 20 vitet e fundit.
“Gjyqtari për vendimin që merr shkon në shtëpi dhe del sërish në punë. Gjyqtari duhet ta hetojë dhe dënojë një inspektorat një institucion që me thënë të drejtën është pak si në gjumë. Kur SPAK ka kohë të merret me një copë asfalt në Bajram Curri apo një ujësjellës në Ersekë, çfarë e pengon të merret me një ngjarje që quhet 21 janari. Dje dëgjova Mark Nikën. E pamundur të shkojë familja e viktimës me një gjë që e pretendon si provë dhe t’i i thuash shko te prokuroria e zakonshme se nuk është për ne… Nëse 21 janari nuk është për SPAK, atëherë SPAK duhet shkrirë sonte. Problemi është se kishin guximin e ta mbrojnë deri në fund dhe i detyruan ta merrnin dosjen. Pa marrë krah fare, reforma është iniciuar nga palë politike me një suport të madh ndërkombëtar, palës tjetër lidershipi i vet i ka thënë votuesit, këta janë të gjithë të Edi Ramës nuk janë tanë, dhe çfarë ndodh? Kur kjo drejtësi fillon e vepron jemi të kryetari i 3 i SPAK i radhës dy ikën, e mbaruan detyrën, viti i 7. Ngjarjen më të madhe, përplasjen më të nxehtë politike të 20 viteve të fundit, populli priste që t’i si drejtësi e re këtë ta vësh në listë diku, por mos të thuash që nuk është për ne. Duhet ta hetojë ai që ka mbajt 15 vjet dhe nuk e bërë, prokuroria normale, pra në emër të kriterit të balancës, merru me ujësjellësin, por si ka mundësi vazhdon njësoj”, tha mes të tjerash Minxhozi.


