Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka paralajmëruar hetim disiplinor për të gjithë zinxhirin komandues pas ngjarjes së ndodhur në Zvërnec, e cila ka shkaktuar reagime të forta publike.
Në një konferencë për shtyp këtë të hënë, Hita e cilësoi të papranueshme mënyrën e menaxhimit të situatës nga strukturat vendore të policisë, duke theksuar se veprimet e disa efektivëve kanë dëmtuar standardet e institucionit dhe imazhin e Policisë së Shtetit.
Ai bëri të ditur se tashmë është ngritur një grup hetimor për të zbardhur të gjitha veprimet e kryera gjatë protestës, ndërsa theksoi se “ajo trupë na turpëroi të gjithëve”.
“Ngjarja e ndodhur dhe mënyra e përcjelljes së saj, kanë cenuar standardet e policisë. Kam marrë masat e menjëhershëm për të nxjerrë përgjegjësit përkatësit.
Siç e dini drejtori i policisë së Vlorës u shkarkuar të dy ditëve më parë, për keqmenaxhimin e situatës dhe për keqinformimin për dhunimin e protestuesit. Menaxhimi i strukturave dhe të situatave, integriteti dhe transparenca ndaj qytetarëve janë domosdoshmëri ndaj tyre.
I kërkoj Policisë së Vlorë që të jetë sa më e hapur ndaj publikut. Ajo trupë na turpëron të gjithëve. Që prej datës 30 maj është ngritur një grup hetimor që do të hetojë të gjitha veprimet gjatë protestës. Do të ketë hetim zinxhir komandues. Në vijim të masave, të dyja subjektet janë konstatuar në shkelje dhe për këtë mora vendimin për heqjen e licencave”, tha Hita.


