Ekskluzive/ “Hajde se ndodhi hataja”, vëllai vrau gruan, flet bashkëshorti i Migena Sinanit: Më njoftuan prindërit

schedule11:48 - 10 Prill, 2023

schedule 11:48 - 10 Prill, 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në Shkozë të Tiranës, ku 44 vjeçari Roland Sinani ka vrarë kunatën dhe më pas veten.

Bashkëshorti i Migenës, Erjon Sinani në një prononcim ekskluziv për gazetaren Xhensila Kodra për ABC News, ka thënë se në momentin e ngjarjes ka qenë në punë.

Ai ka theksuar se lajmin e ka marrë nga prindërit të cilët i kishin thënë hajde se në shtëpi është bërë hataja e madhe.

 “Kam 5 vite i martuar kemi dy fëmijë, djalin 4 vjeç dhe goca afër dy vjeç si ka mbushur akoma. Nuk ndodhesha në shtëpi, isha në punë dhe më erdhi një mesazh nga prindërit, i kishin rënë telefonit por nuk punonin linjat, kur mora mesazhin i mora në telefon dhe më thanë se hataja e madhe kishte ndodhur, janë vra dy vetë në shtëpinë tonë, ç/të shihja, policia gjak, vëllain të shtrirë në tonë. Gjendja e tij ka qenë normale , ka qenë dikur në depresion  por kohët e fundit ka qenë mirë”, ka thënë ai.

LEXO EDHE:“E vrava”, lëvizjet e autorit para se të ekzekutonte kunatën dhe veten në Shkozë

Ndërkohë kujtojmë se 44 vjeçari e kishte vrarë me armë zjarri kunatën e tij në dhomën e gjumit e cila ndodhej në gjumë bashkë me vajzën e saj të mitur. E para që ka dëgjuar krismat ka qenë nëna e Rolandit, të cilës i ka pohuar se ka vrarë nusen e vëllait dhe më pas në oborr ka vrarë dhe veten. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!