Ngjarja e rëndë në SHBA/ Jo vetëm nënën, 30 vjeçari dyshohet se vrau dhe motrën bashkë me burrin e saj

schedule11:00 - 17 Prill, 2023

schedule 11:00 - 17 Prill, 2023

Një ngjarje tragjike trodinti Oregonon nëntorin e kaluar, ku një 30-vjeçar u akuzua për vrasjen e  nënës së tij, teksa po përpiqej ta grabiste. Por ajo që e bën ngjarjen dhe më tronditëse është fakti se policia ka nisur një hetim për vdekjen e motrës së tij dhe burrit të saj.

Sipas informacioneve, Robin Hethorn, 30 vjeç, u dërgua në paraburgim të premten për vrasjen e nënës së tij, Theresa Hethorn, 62 vjeç, një mësuese dhe gjyshe e e gjashtë fëmijëve.

30-vjeçari akuzohet edhe për vjedhjen e makinës së nënës së tij. E ndjera Theresa Hethorn ishte një anëtare aktive e komunitetit lokal, duke punuar në distriktin shkollor të Dallasit si mësuese.

Vajza e saj, 37 vjeç, mori përsipër menaxhimin e pasurisë së nënës së saj pas vdekjes së saj. Megjithatë, ajo dhe burri i saj, Juan Roque-Delaguarda, 37 vjeç, u gjetën të vdekur brenda shtëpisë së tyre në Salem, Ore, më 30 mars të këtij viti.

Rasti i vrasjes së dyfishtë mbetet i hapur dhe policia nuk ka konfirmuar asnjë lidhje me vrasjen e Theresa Hethorn.

Në të njëjtën kohë, Daniel Hethorn, një tjetër nga djemtë e Therezës, tha se vdekjet kanë shkatërruar familjen e tij, të cilët po kërkojnë që Robin Hethorn të qëndrojë në burg deri në fund të gjyqit.

Të premten,  gjyqtari që dëgjoi rastin e paditi Hethorn me akuzat për vrasje të shkallës së dytë dhe vjedhje të shkallës së parë.

/abcnews.al