Ngjarja e rëndë në Lushnjë, ministri Balla viziton të plagosurit

schedule18:12 - 1 Mars, 2024

schedule 18:12 - 1 Mars, 2024

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në një deklaratë për mediat nga Spitali i Lushnjës foli për ngjarjen e rëndë në Lushnjë, ku një person humbi jetën dhe tetë të tjerë janë lënduar, ku mes tyre është edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela.

Balla tha se manovratori i vinçit ka mbetur viktimë pas shpërthimit të mjetit ekskavator që ai po drejtonte, i cili ra në kontakt me rrymën elektrike.

Sa i përket gjendjes së deputetit Bujar Çela, Balla tha se ai ka marrë një plagë si pasojë e shpërthimit, por ajo është izoluar pas trajtimit në spital.

Në zonën industriale të Lushnjes pranë një kompleksi magazinash dyshohet se ndodhi një shpërthim i shkaktuar ndoshta nga kontakti me linjën e tensionit të lartë që më pas ka shkarkuar rrymën dhe ka sjellë shpërthimin e një ekskavatori, drejtuesi i të cilit ka humbur menjëherë jetën. Është plagosur rëndë një tjetër person që gjendej aty pranë i cili dyshohet se është i biri i viktimës.

Në atë zonë bashkë me presona të tjerë është gjendur dhe deputeti i Lushnjës Bujar Çela. Ai ka marrë një plagë për shkak të shpërthimit, dhe mund të them se plaga është arritur të izolohet dhe deputeti është nisur për një trajtim më të specializuar pranë spitalit të Traumës. Në total janë tre të plagosur që janë pranë Traumës“, tha Balla.

Drejtori i Emergjencës Skënder Brataj në një intervistë për mediat foli për gjendjen shëndetësore të të lënduarve, duke thënë se tre persona janë dërguar drejt Traumës në Tiranë, pasi janë në gjendje më të rëndë.

Tre persona janë dërguar drejt Tiranës pasi janë në gjendje më të rëndë, ndërsa tre të tjerë po marrin trajtim në spitalin e Lushnjës. Është rakorduar në kohë rekord dhe problematikat  janë kryesisht me djegie, ndaj po shkojnë mes Traumës dhe kirurgjisë plastike të QSUT. Veç shpërthimit janë dy lloj dëmtimesh. Do të evidentohet nëse ka fraktura. Por kryesisht ka një përqindje më të lartë djegie drejt fytyrës. Në vendngjarje është mbyllur çdo gjë nuk ka më të dëmtuar”, tha ndër të tjera Brataj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!