Ngjarja e frikshme: Po merrej me trafik droge, policia eliminon ish-futbollistin spanjoll

schedule21:15 - 10 Janar, 2020

schedule 21:15 - 10 Janar, 2020

Një operacion anti-drogë i policisë së Filipineve është mbyllur me vdekjen e një personi, i cili ka qenë futbollist profesionist. Diego Bello Lafuente është goditur për vdekje nga policia në ishullin e Siargaos, aty ku jetonte prej dy vitesh.

32-vjeçari spanjoll ka luajtur me Deportivo La Coruna më parë, ndërsa tani i ishte përkushtuar sërfit dhe merrej me turizëm në ishullin e Filipineve. Lafuente po shkëmbente rreth 10 gram kokainë për shumën e 500 eurove dhe mendohet se ka qenë ai i pari që ka qëlluar me armë ndaj forcave policore.

Këta të fundit kanë reaguar dhe e kanë lënë të vdekur. Shumë dyshime ka rreth kësaj ngjarje, teksa autopsia e plotë e kufomës do të përcaktojë saktësisht se çfarë ka ndodhur. Klubi i Deportivos ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale dhe shpreh dhimbjen dhe ngushëllime për humbjen e jetës së ish-lojtarit të saj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!