Ngjarja e bujshme, 3 vite burg për biznesmenin që vrau djalin në Kosovë, avokati: Duhet të lirohet

schedule13:52 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 13:52 - 7 Dhjetor, 2021

Ramiz Krasniqi, avokati i Skënder Krasniqit i cili u dënua sot me tre vite e 5 muaj burg nga Gjykata e Prishtinës, ka deklaruar se vendimi ka qenë anti-ligjor. Ai u shpreh se në këtë situatë kur anëtari i familjes privohet nga jeta nga pakujdesia, i akuzuari shpallet fajtor por lirohet nga dënimi.

“Gjithqysh do të ankohem në Gjykatën e Apelit, është vendim antiligjor. Ligji në raste te tilla parasheh, kur nga pakujdesia privohet nga jeta anëtari i familjes, ligji e shpall fajtor por e liron nga denimi.

Paraburgimi i është vazhdu në mënyrë joprofesionale dhe kundërligjore. I është vazhdu për shkak të rrezikut të përsëritjes së vepres penale, rrezikut të ikjes, qysh me ikë kurse Skenderi e ka lajmëru vetë policinë”, tha avokati Krasniqi për Gazetën Express.

Ai tha se pret nga Gjykata e Apelit t’i respektojë dispozitat ligjore, e që sipas tij janë në favor të Skënder Krasniqit. “Unë mendoj që Gjykata e Apelit do t’i respektojë dispozitat ligjore. Respektimi i dispozitave ligjore është në favor të Skënder Krasniqit”, u shpreh ai.

Albert Krasniqi u vra më 27 janar të vitit 2021, në afërsi të banesës së tij në lagjen “Mati” në Prishtinë. Vrasja e tij tronditi Kosovën, pasi i ndjeri ishte i njohur për shkak të miqësisë së tij me personazhe të estradës dhe martesës me ish-missin e Kosovës. Krasniqi e vrau djalin në garazhin e pallatit ku jetonin dhe më pas njoftoi policinë: “Ejani se e vrava”, tha ai. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!