KOSOVË- Një odise politike e qëllimshme duket se është ajo qe po ndodh ne Kuvendin e Kosovës.
Kësaj here propozimi i Vetëvendosjes për kryetar Kuvendi erdhi nga deputetja Donika Gervalla, ministre ne detyre e punëve te Jashtme e Albin Kurtit, dhe njëherësh një nga figurat me te diskutuara për dështimet e saj ne krye të këtij posti.
Ajo kërkoi votën për Hekuran Muratin, ministër në detyrë i Financave, me arsyetimin se ka treguar me punën e tij se është i suksesshëm, propozim i cili u prit me ovacione nga pjesa tjetër e deputetëve në sallë.
Një propozim i tillë erdhi pas deklaratave publike të partive te tjera, se nuk do ta votonin një emër që ka shërbyer si ministër në dy qeveritë Kurti, megjithatë edhe kësaj here Vetëvendosja fitoi 48 orë të tjera kohë për të bërë kalkulimet politike, që duket se nuk po i dalin në asnjë lloj forme.
Hekuran Murati mori 57 vota, pa arritur dot 61, numri i arte qe duhet për t’u zgjedhur kryeparlamentar, akt pas te cilit nis numërimi mbrapsht për zgjedhjen e qeverisë së re nga partia e parë në zgjedhje, me vetëm 48 deputetë.
Por Albin Kurti, nuk pyet për matematikën kokëfortë dhe duket se ka ne plane t’i shfrytëzojë të gjitha ditët e Kushtetueses për të qëndruar në detyrë.
Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK dhe Fatmir Limaj, kreu i Nisma edhe njëherë përsëriten nevojën për marrëveshje politike, për të cilat Albin Kurti nuk shquhet.
Takimi i radhës, sikurse dihet, mbahet në 24 gusht, tek po i njëjti vend, në të njëjtën orë.

