Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ngërçi politik vijon në Kosovë/ Dështon seanca për konstituimin e Kuvendit për herë të nëntë

schedule11:04 - 1 Maj, 2025

schedule 11:04 - 1 Maj, 2025

KOSOVË– Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka dështuar për herë të nëntë radhazi.

Kryesuesi i seancë, Avni Dehari, propozoi që të votohet në mënyrë të fshehtë kandidatja për kryeparlamentare Albulena Haxhiu.

Por ky propozim nuk kaloi, duke sjellë dështimin e radhës të seancës.



Partitë opozitare  LDK, PDK dhe AAK, deklaruan se nuk mund të ndërrohet mënyra e votimit në këtë fazë. Seanca u ndërpre për të vazhduar pas 48 orësh.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se propozimi i VV-së për votim të fshehtë për kryeparlamentar është e paligjshme dhe jokushtetuese.

Sipas Krasniqit, i cili foli pas dështimit tjetër të seancës konstituive, është e turpshme dhe fyese ajo që ndodhi  në Kuvend.

“VV-ja bëri shkelje të hapur kushtetuese. Në kohën kur ka filluar votimi dhe ka dështuar disa herë, është e paligjshme dhe jokushtetuese propozimi për votim të fshehtë. Po më vjen keq në çfarë situate po e vendosin Avni Deharin, po e keqpërdorin. Më arbitrare është se VV-ja po e konsideron më të rëndësishme Albulena Haxhiun sesa Kuvendin e qeverinë. Është e turpshme, fyese. Duke mos i pasur numrat për kryeministër, Kurti ka vendosur ta vazhdojë talljen edhe me deputeten Haxhiu. Kur ka dy kandidatë ka kuptim votimi i fshehtë”, ka thënë ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!