Qe nga zgjedhjet e 9 shkurtit, Bashkimi Europian ka bere thirrje dy here per te nxituar ne procesin e formimit te institucioneve te reja te Kosoves, pa permendur thirrjet e njesive diplomatike te perendimit ne Prishtine.
Konstituimi i parlamentit eshte themelor per kalimin e reformave te domosdoshme per avancimin e procesit integrues te vendit ne Bashkimin Europian po sigurisht edhe per perfitimin e fondeve nga Brukseli, perfshire ketu fondet nga Plani i Rritjes.
“Eshtë në interes të Kosovës dhe qytetareve te saj, që politika ne vend me shpejtësi t’i formojë institucionet”- nenvizoj Brukseli, por pikerisht interesi i qytetareve eshte ne fund te listes per te zgjedhurit e Kosoves nga 9 shkurti,
Thirrjet e nderkombetareve kane rene ne vesh te shurdher.
Ne kete moment per kryeministrin ne detyre, Albin Kurti, paresore eshte lufta per pushtet, edhe pse qytetaret e Kosoves e dhane mesazhin se nuk duan qe te pakten Vetevendosja te qeverise e vetme.
Deshtim pas deshtimi ne seancat e Kuvendit, per te zgjedhur nje drejtues parlamenti, c’ka do ti hapte rruge konstituimit te Parlamentit dhe asnje fjale para mediave, qe i refuzon, per Planin e Rritjes, nga i njejti kryeminister qe e zhytur vendin edhe nen sanksionet e BE.
Kosova nuk mund të përfitojë pagesat e para nga Plani i Rritjes derisa në Kuvend të ratifikohet marrëveshja për mjetet dhe kredinë me Bashkimin Evropian. Marrëveshjet ndërkombëtare ratifikohen me dy të tretat e votave.
Per Kosoven, Brukseli ka ndare 882.6 milionë euro, nga te cilat rreth 62 milione euro, pra 7 perqindshi i pare do te mund te merreshin nga Prishtina, por ky proces ka ngecur, bashk me ngecjen e zhvillimeve politike.
Sipas parashikimeve te Brukselit, implementimi i fondeve nga Plani i Rritjes do te sillte nje rritje ekonomike prej 10 perqind ne ekonomite e shteteve te rajonit, rritja nga e cila Kosova eshte e denuar “ng ate vetet” te mos perfitoj, si i vetmi vend ne rajon me kete fat dhe per kete fajin e ka politika….
/ abcnews.al