Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka njoftuar se pas orëve të gjata të negociatave ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, është arritur një marrëveshje në Bruksel.
“Pas orëve të gjata, ne kemi arritur qëllimin: kemi një marrëveshje. Tani, negociatat intensive për normalizim të plotë, mund të fillojnë”, ka shkruar Bajrami në Twitter para pak momentesh.
After long hours, we achieved our objective: we have an agreement!
Now the intensive talks on full normalisation can start.— Agron Bajrami (@AgronBajrami) November 23, 2022
Kujtojmë se takimi në Bruksel u mbajt vetëm dy ditë pas një takimi që ka rezultuar pa marrëveshje mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, lidhur me çështjen e targave. /abcnews.al/