Zëdhënësja e BE-së, Maja Koçijançiç përmes një deklarate për shtyp ka reaguar në lidhje me ngërçin në Gjykatën Kushtetuese. Koçijançiç shprehet se nëse nuk arrihet dakordësia brenda Shqipërisë, të merret opinioni i Komisionit të Venecias
Të zgjidhet me urgjencë problemi i Gjykatës Kushtetuese deklaroi zëdhënësja e BE-së.
‘Në mungesë të një Gjykate Kushtetuese funksionale që mund të vendosë mbi këtë interpretim të papajtueshëm, rekursi për një mendim të Komisionit të Venecias duket si një zgjidhje efektive për ta trajtuar këtë situatë si një çështje me përparësi’, thotë ndër të tjera Zëdhënësja e BE-së”, tha ndër të tjera Koçijançiç.
Një reagim në rrjetin social “Facebook” ka bërë zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi i cili thekson se Maja duhet të lexojë Kushtetutën në shqip dhe të mos keqpërdoret nga Rilindja.
“Maja të lexojë Kushtetutën në shqip dhe të mos keqpërdoret nga Rilindja për lajme dite”, shkruan Blushi./abcnews.al