Ngeci në vetting, gjyqtarja kallëzon në SPAK anëtaren e KPK: Ka fshehur shkarkimin

schedule21:40 - 1 Qershor, 2020

schedule 21:40 - 1 Qershor, 2020

Ish-gjyqtarja Hajrie Muçmata ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Anti Korrupsion anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Alma Faskaj.

Kallëzimi i cili mban ditën e sotme është dorëzuar nga Muçmata e shkarkuar nga KPK nëntor të vitit të kaluar, ku pjesë e trupës ishte edhe Faskaj.

Ajo e akuzon këtë të fundit për falsifikim të dokumenteve pasi nuk ka deklaruar shkarkimin nga detyra në vitin 1996 nga ish-Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pas përgjigjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili thotë se shkarkimi i Faskajt asokohe ka ardhur për shkak të paaftësisë.

Muçmata i kërkon SPAK-ut pezullimin nga detyra të anëtares së Vetingut Alma Faskaj dhe përballjen e saj me drejtësinë, duke sjellë argumentin se një nga kriteret e zgjedhjes pjesë e trupës së KPK, është të mos jesh shkarkuar nga posti i gjyqtares.

Pak javë më parë, u pezullua edhe anëtari i KPA Luan Daci i cili kishte fshehur shkarkimin në vitin 1997./abcnews.al