Autoritetet meksikane kanë shpëtuar në momentet e fundit një 11 vjeçar i cili rrezikonte të mbytej në ujë në përpjekje për të kaluar kufirin me not drejt SHBA-së.
Mediat amerikane kanë publikuar pamjet, ku shihet se si efektivi shpëton vogëlushin nga një mbytje e mundshme. Sipas autoriteteve 11-vjeçari kishte kaluar pjesën më të madhe të rrugës, por në një moment ai kishte ngecur në mes të lumit dhe mbahej te një degë peme.
Pikërisht, këtu ndërhyri polici Britan Hasting, i cili lidhi një litar rreth belit dhe hidhet në ujë për ta shpëtuar vogëlushin.
Për fat të mirë, që të dy kanë arritur të shpëtojnë mrekullisht nga lumi i rrëmbyeshëm, ndërsa fëmija është dërguar në spital për kontrolle të mëtejshme./abcnews.al