“Ngec” fiskalizimi, vetëm gjysma e bizeseve futen në sistem

schedule17:24 - 2 Janar, 2022

schedule 17:24 - 2 Janar, 2022

Nga Erblina Mile

Procesi  i fiskalizimit ka ecur me ritme të ngadalta gjatë 2021. Të dhënat tregojnë se deri në fund të vitit  janë bërë pjesë e procesit vetëm 60 mijë biznese nga 120 mijë që janë në total.

Duke marrë shkas nga kjo e dhënë u mor vendim për shtyrjen e afatit të fiskalizimit deri në 30 qershor të vitit 2022 për biznesin e vogël e të mesëm.

Sipas ministrisë së financave deri në fund të qershorit nuk do të aplikohen gjoba që rrjedhin nga zbatimi i ligjit të Fiskalizimit  për këto subjekte duke iu dhënë më shumë afat që të nisin lëshimin e faturave elektronike.

Shtyrjen e afatit të fiskalizimit e kërkoi me ngulm biznesi i vogël dhe i mesëm në vend por  edhe Dhoma Amerikane Tregtisë.

Dhoma Amerikane kërkoi shtyrjen e periudhës tranzitore që lejon deklarimin manual në e-filing të librit të shitjeve dhe blerjeve si dhe shtyrjen e afatit të zbatimit të penaliteteve sipas ligjit për procedurat tatimore deri në fund të vitit 2022.

Por një vendim  i tillë për shtyrjen e afatit të fiskalizimit nuk është mirpritur nga ekspertët. Ata argumentojnë se shtyrja e afatit do të dëmtojë procesin dhe sidomos bizneset e mëdha që kanë filluar lëshimin e faturave elektronike me kohë.

Të dhënat e drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve theksojnë se procei I fiskalizimit ka nisur të japë efekte positive  në uljen e informalitetit në ekonominë shqiptare.

Në 10 muaj sipas tatimeve  të ardhurat janë rritur me rreth 7% nëse e krahasojmë me periudhën para pandemisë.

Drejtoria e Tatimeve dhe AKSHI kanë licensuar 36 kompani që ofrojnë softwer për procesin e fiskalizimit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!