Ngatërroi Pashko Vasën me Gjergj Fishtën, deputeti Meçe zbulon “strategjinë”: E bëra qëllimisht, doja të fusja mediat në kurth

schedule20:40 - 14 Maj, 2020

schedule 20:40 - 14 Maj, 2020

Deputeti Ervis Meço, i futur në Kuvend nga listat e Partisë Demokratike, gjatë fjalës së tij sot në foltore “bëri lëmsh” vjershën e Pashko Vasos duke ia atribuuar Gjergj Fishtës.

Por e gjitha paska qënë një lojë nga ana e tij për të futur mediat në “kurth”.

Në një reagim në Facebook-un e tij, Meço thotë se “lapsusin” e kishte bërë me vetëdije, madje dhe sfidon çdo gazetar që t’i testojë dijet e tij.

LEXO edhe: Gafa në Kuvend: Deputeti lexoi me zell “O moj Shqypni”, pastaj tha se e kishte shkruar Gjergj Fishta

“I falenderoj mediat, për promon që më bënë duke rënë në kurthin e lojës sime të vetëdijshme për lapsusin (Fishta-Pashko Vasa). Kush do të testojë vërtetë dijet e mia nga gazetarët prestigjozë i ftoj në një sfidë publike në çdo studio televizive. Në pritje…,”-shkruan ai në Facebook.

Mediat në fakt janë ende të paqarta, se përse kanë rënë në kurthin e deputetit të Parlamentit Shqiptar, dhe si është e mundur që e paskan quajtur “gafe” deklaratën e tij në Kuvend.

Kjo edhe për faktin tjetër, që foltorja e Kuvendit është për të sqaruar publikun me diskutimet e parlamentarëve që shumë shpesh janë “brilantë” në fjalimet e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!