Ngatërresa me himnin e Shqipërisë, UEFA merr vendimin për Francën

schedule22:45 - 23 Tetor, 2019

schedule 22:45 - 23 Tetor, 2019

Në ndeshjen mes Francës dhe Shqipërisë, që u luajt me 7 shtator, himni i Shqipërisë u ngatërrua me atë të Andorrës. Futbollistët tanë kuqezi nuk pranonin të nisnin ndeshjen deri sa të këndohej himni ynë kombëtar, çka bëri që sfida të shtyhet me disa minuta.

pas ndeshjes, por dhe disa ditë më pas, Federata Franceze dhe tifozët e bluve kërkuan falje për këtë problem, i cili u hap dhe si çështje në zyrat e UEFA-s. Sot, UEFA ka dënuar Francën me 20 mijë euro gjobë për këtë ngatërresë./abcnews.al