Ngadalësoni plakjen e lëkurës, maska me këta dy përbërës shtëpiak do t’ju ndihmojë

schedule11:34 - 10 Tetor, 2022

schedule 11:34 - 10 Tetor, 2022

Lëkura në mënyrë të pashmangshme plaket me ne, bëhet më e ndjeshme ndaj stimujve të jashtëm dhe vërehet më lehtë mungesa e kujdesit. Me kalimin e moshës, na shfaqen rrudha dhe bëhemi më të ndjeshëm ndaj shfaqjes së rrathëve të zinj, të cilat shkaktohen nga humbja e elasticitetit të lëkurës.

Nëse dëshironi ta ngadalësoni këtë proces, dhe të vononi shfaqjen e rrudhave dhe rrathëve të zinj, mund të provoni një maskë me mjaltë dhe vaj bajame. Është mirë të përdorni mjaltë natyral nga një shitës i besuar, ndërsa vajin e bajames mund ta blini në dyqanet me produkte natyrale.

Kjo maskë hidraton lëkurën dhe ndihmon në largimin e rrathëve të zinj dhe vijave të holla. Për rezultate më të mira, rekomandohet përdorimi 2 herë në javë. Ju duhet vetëm një lugë vaj dhe një lugë mjaltë. Përzieni përbërësit, aplikojeni maskën në zonën poshtë syve dhe mbajeni për dhjetë minuta.

Pas kësaj, pastroni maskën nga fytyra me ujë të vakët dhe lëvizje të buta të duarve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!