Ngadalësohet besimi në ekonomi/ Ndikon negativisht ndërtimi, industria më optimiste

schedule14:07 - 2 Tetor, 2023

schedule 14:07 - 2 Tetor, 2023

Ngadalësohet besimi në ekonomi. Banka e Shqipërisë ka publikuar vrojtimin i cili tregon se pavarësisht rënies me 2.4% niveli i treguesit të ndjesisë ekonomike vijon të qëndrojë ndjeshëm mbi mesataren historike me mbi 11 pikë.

Rënia e besimit këtë muaj u ndikua kryesisht nga përkeqësimi i treguesit në sektorin e ndërtimit. Vlen të theksohet se industria për herë të parë pas shumë muajve ka pasur rritje. Sektori i industrisë u rrit me 2.3 % në muajin shtator. Bizneset e industrisë raportuan të përmirësuar si kërkesën nga kontratat porositëse vendase e të eksportit, ashtu edhe prodhimin aktual.

Gjithashtu, pritjet e bizneseve të industrisë për prodhimin në të ardhmen kanë regjistruar rritje ndërsa pritjet për punësimin dhe çmimet që do të vendosin në të ardhmen janë në rënie.

Treguesi i besimit konsumator mbeti i pandryshuar në shtator në krahasim me një muaj më parë dhe shumë pranë nivelit të mesatares së tij historike. pritjet për blerjet në shuma të mëdha dhe për situatën financiare në të ardhmen u rritën, ndërsa vlerësimi për blerjet aktuale në shuma të mëdha dhe pritjet për gjendjen e përgjithshme të ekonomisë në të ardhmen u ulën.

Sipas Bankës së Shqipërisë sektori i ndërtimit pësoi ulje kryesisht nga vlerësime më pak optimiste për aktivitetin aktual ndërtues si dhe për nivelin e porosive. Negativisht kontribuoi edhe rënia e besimit në sektorët e shërbimeve dhe të tregtisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!