Një 50 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit për ngacmim seksual ndaj një 17 vjeçareje.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin L. K., 50 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 17 vjeçe. “, njofton policia.