EMRI/ Ngacmoi 13-vjeçaren në Devoll, ndalohet 64-vjeçari, mesazhet që u gjetën

schedule12:12 - 23 Maj, 2024

schedule 12:12 - 23 Maj, 2024

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Devoll. 64-vjeçari Zenel Rushitaj, banues në fshatin Hoçisht ka ngacmuar seksualisht një 13-vjeçare.

Sipas policisë, 64-vjeçari ka ngacmuar jo vetëm me fjalë 13-vjeçaren por ka kaluar edhe në kontakt fizik.

Për këtë,  sipas policisë 13-vjeçarja i është nënshtruar një kontrolli mjekësor dhe pritet përgjigja në rast se 64 vjeçari ka kryer marrëdhenie seksuale me minorenen.

Gjatë kësaj kohe, sipas burimeve, i moshuari e ka ngacmuar edhe me mesazhe në telefon 13-vjeçaren banuese edhe kjo në fshatin Hoçisht.

Ndërkohë, grupi i hetimit në prani të prindërve dhe psikologes ka marrë në pyetje 13-vjeçaren për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!