Les Moonves, një nga njerëzit më të fuqishëm të televizionit amerikan, ka dhënë dorëheqjen si drejtor ekzekutiv i CBS, pasi u përfshi nga skandali i ngacmimeve seksuale. Hapi pas i Moonves, vjen në ditën kur gjashtë gra të tjera, nga Nju Jorku, kanë denoncuar abuzimin seksual nga menaxheri më i lartë.
Moonves ishte në udhëheqjen e Cbs Corporation prej 15 vjetësh. Të paktën dhjetra gra e akuzojnë atë për sulm seksual, ndërsa disa të tjera ankohen për hakmarrje nga drejtuesi më i lartë për mos pranimin e ngacmimeve të tij. Moonves ka pranuar disa nga takimet me gratë që e akuzojnë atë, por gjithnjë duke folur për marrëdhëniet konsensuale.
Bordi i CBS ka njoftuar se largimi i Moonves është i menjëhershëm. Si pjesë e marrëveshjes, grupi tha se do të dhurojë 20 milionë dollarë për një ose më shumë organizata që mbështesin barazinë e grave në vendin e punës. Donacioni do të zbritet nga likujdimi i Moonves. Likuidimi që menaxheri i lartë nuk do të marrë deri sa të përfundohen të gjitha hetimet për llogari të tij. /abcnews.al