Ngacmimet seksuale në Hollivud, Weinstein pranon të paguajë 44 milionë dollarë

schedule12:24 - 24 Maj, 2019

schedule 12:24 - 24 Maj, 2019

Harvei Uainstain ka arritur një marrëveshje me prokurorin e përgjithshëm të Nju Jorkut, për të paguar 44 milionë dollarë për të zgjidhur çështjen ligjore ku është përfshirë. Ai është akuzuar nga gra të ndryshme për abuzime seksuale. Uoll Strit Xhornal shkruan se sipas marrëveshjes, rreth 30 milionë dollarë do të ndahen mes disa prej grave që kanë ngritur akuza, kreditorëve të ish studios kinematografike të Uainstain dhe ish-nëpunësve. Pjesa e mbetur e shumës janë shpenzime ligjore për ekipin e avokatëve që mbron ish mbretin e Hollivudit. /ABC News Albania 24/7