Ngacmim epik për CR7 dhe Bruno Fernandes, Matic bëhet “hit” në internet

schedule18:34 - 30 Mars, 2021

schedule 18:34 - 30 Mars, 2021

Cristiano Ronaldo u tërbua keq dhe e shfaqi edhe në fushë, madje arriti të hidhte edhe shiritin e kapitenit në kokë.

Krejtësisht e drejtë, kur shikon që në minutën e shtesë nuk i quhej një gol i rregullt që i jepte fitoren Portugalisë kundër Serbisë.

Për ta ngacmuar ka menduar mesfushori Nemanja Matic, i cili ka postuar një foto në rrjetet sociale dhe ajo më pas është bërë virale.

Ish-lojtari i kombëtares serbe ka ngjitur një foto në dhomat e zhveshjes së Manchester United, pikërisht në dollapin e Bruno Fernandes.

“Thjesht në vijë, a është gjithçka e qartë tani?”, shkruan me shaka Matic, i cili etiketon mesfushorin e United dhe yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldon. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!