Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nga zyrat e Berishës, në bashkinë e Ramës/ Sarandë, ish-kryetarja e PD emërohet nënkryetare e bashkisë

schedule18:04 - 23 Tetor, 2025

schedule 18:04 - 23 Tetor, 2025

SARANDË-Operacioni ‘Demokrati që Duam’ nuk ndalet. Ish-kryetarja e PD në Sarandë, Manjola Cikuli Nikollo ka pranuar ofertën e PS për të mbajtur postin e nënkryetares së Bashkisë Sarandës, drejtuar nga Oltion Caci.

Nikollo deri në mars të këtij viti ishte kryetare e degës së PD në Sarandë, e zgjedhur me vote nga demokratët që prej procesit të Rithemelimit. Ajo e la postin, si kusht statutor për të kandiduar në primaret e PD në qarkun e Vlorës.

Nikollo mori 446 vota, duke e renditur e treta, pas rivalitetit të fortë me deputeten e PD Ina Zhupa dhe Atird Hoxhën. Nuk ia doli te ishte në listën e mbyllur të PD në Vlorë, ndaj u tërhoq edhe nga lista e hapur e kandidatëve.

Kështu Manjola Cikuli Nikollo i bashkohet Genc Deromemajt në Vlore dhe Zheni Gjergjit ne Elbasan, si zyrtare e PD që i bashkohet PS në administratë shtetërore.

Operacioni ne Sarande ka filluar me herët. Në muajin Janar, bashkiaku socialist Caci emëroi si drejtor të shërbimeve publike, ish-kandidatin për deputet të PD dhe këshilltarin bashkiak opozitar, Jolio Dine. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!