Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nga zona e kuqe te butoni i alarmit”, Rama nxjerr pamjet nga COVID-4, Mjekja: Dhomat me 2 shtretër

schedule08:48 - 13 Nëntor, 2020

schedule 08:48 - 13 Nëntor, 2020

Ashtu si në 3 spitalet e para COVID, stafi i ERTV është futur sot në strukturën Covid-4 për t’iu përgjigjur akuzave të opozitës sipas të cilës sistemi shëndetësor është në kolaps dhe pacientët po shtrihen në dysheme. Kamera ka sjellë në fokus disa ambiente të këtij spitali të cilat aktualisht janë bosh dhe presin plotësimin e kapaciteteve në QSUT dhe në spitalin Shefqet Ndroqi, për të pritur në pacientët e parë.

Mjekja që do të asistojë pranë Covid-4 bëri një panoramim të asaj që përmban kjo strukturë duke theksuar se ajo do të jetë e hapur për pacientë që janë përmirësuar në tre spitalet e para dhe duan më tepër trajtim spitalor për t’u rehabilituar, por edhe për të tjerë që janë në gjendje pak më të rënduar. Ajo tha se ky spital përmban 110 shtretër duke treguar edhe zonat e ndryshme përmes të cilave do të kalojë pacienti.

Fillimisht ata do t’i nënshtrohen triazhit e cila do të përcaktojë gjendjen e tyre, më pas do të nisë procedura e shtrimit. Zona e terapisë intensive në këtë spital është cilësuar si “Zona e kuqe”, ku jo të gjithë do të mund të futen. Mjekja u shpreh se çdo pacient do të ketë respiratorin e vet, ndërsa theksoi se dhomat janë me dy shtretër. Pranë çdo shtrati ka dhe një buton për pacientin i cili kërkon ndihmë emergjente nga stafi infermieror.

Ajo deklaroi se janë gati edhe mjekët që do të shërbejnë në këtë spital, ndërsa pritet të caktohen drejtuesit që do të orientojnë të gjithë punën. Megjithatë theksoi se nuk është koha për hapjen e kësaj strukture duke qenë ka ende shtretër bosh në tre të parat.

Nga ana tjetër një përshkrim për këto pamje e ka edhe kreu i qeverisë Edi Rama i cili thumbon opozitën duke i cilësuar akuzat e saj si një tendencë për të nxitur ankth, frikë dhe pasiguri.

“Mirëmëngjes dhe me ***Pjesën e katërt të EKSKLUZIVES nga vija e zjarrit, brenda spitalit Covid4, ku mund të shihni gatishmërinë e sistemit tonë të mbrojtjes shëndetësore, që është krejt po krejt ndryshe nga çfarë ju thonë ata që ëndërrojnë katastrofën e nxisin ankth, pasiguri, frikë, duke ju siguruar se nuk do të jeni kurrë vetëm në këtë luftë ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./mv.abcnews.al

Pamjet e publikuara nga kryeministri Edi Rama

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!