Nga vrasja e vëllait, te atentati ndaj hasmit për hakmarrje, e shkuara e 47-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër

schedule20:13 - 13 Shkurt, 2022

schedule 20:13 - 13 Shkurt, 2022

Abcnews.al zbardh detaje nga e shkuara Prekë Tonaj 47 vjeç, punonjësit të ujësjellës kanalizimeve në Shkodër që u ekzekutua mbrëmjen e sotme në një lokal në fshatin Grudë e Re.

Gazetari Simon Shkreli bën me dije se viktima në vitin 2011 se bashku me dy persona të tjerë njëri prej tyre babai i tij, po përgatiteshin të kryenin një vrasje që kishte për motiv hakmarrjen. Por policia e Shkodrës ka bërë të mundur parandalimin e saj duke arrestuar Ndue Tonaj (babai i viktimës), banues në fshatin Vuksan dhe Prek Tonaj, banues në fshatin Grudë e re si dhe një person tjetër.

Si u raportua ngjarja në 2011?

Policia e Shkodrës dhe forcat RENEA raportuan se kanë parandaluar një atentat për hakmarrje në komunën Shalë, duke çuar në pranga 3 persona. Operacioni i koduar “Shenjestra 3” u zhvillua pas informacioneve të marra se një grup personash po planifikonin vrasjen e një pjesëtari të familjes Hasanaj nga Shala. Siç raportonte policia Ndue Tonaj, lindur e banues në fshatin Vuksanaj; djali i tij Prekë Tonaj dhe një person tjetër, u arrestuan si autorë të planit për të eliminuar hasmin e tyre.

“Arrestimi i tyre u bë në sajë të një punë të gjatë hetimore, të kryer nga Drejtoria e Policisë Qarku Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Nga hetimet e kryera rezultonte se atentati që po planifikohej kishte si motiv hakmarrjen, pas një konflikti mes autorëve dhe familjes Hasanaj nga Shala e Shkodrës”, raportonte policia.

Pas arrestimit, në shtëpitë e tyre u zhvilluan kontrolle ku janë sekuestruar armë, tritol e municione të tjera. Pjesa më e madhe e tyre u sekuestruan në shtëpinë e Ndue Tonajt në fshatin Vuksanaj, ku u gjetën të fshehura tri pushkë, disa kallëpe tritoli dhe një arkë me fishekë. Municionet atëherë u gjetën në oborrin e banesës së Tonajt, ku u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe 20 rrënjë cannabis sattiva, si dhe një qese me fara hashashi. Në shtëpinë e Prekë Tonajt, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pushkë dhe një pistoletë si dhe një pasaportë e falsifikuar në emrin Nikë Lulaj.

Lexo edhe: Shkodër/ Autorët i shkuan në lokal, mesazhi që i dhanë viktimës para se ta vrisnin në tavolinë

Nuk dihet ende nëse ngjarja e sotme ka lidhje me planin për vrasje të 11 viteve më parë. Ndue Tonaj është punonjës i Ujësjellës-Kanalizimeve. Ai u ekzekutua nga 2 persona në ambientet e një lokali. Ngjarja u regjistrua rreth orës 19:15, në një lokal në qendër të fshatit. Ishin 2 persona që e kanë qëlluar për vdekje 47 vjeçarin teksa ka qenë duke konsumuar kafe në lokal. Para se ta qëllojnë autorët ende të paidentifikuar i kanë thënë emrin e personit që të cilin po e vrasin. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!