“Nga viti 2014, 554 mijë shqiptarë kanë marrë pasaporta europiane”, Shano: Çdo gjë që shton ekonominë është e mirëpritur

schedule17:43 - 17 Tetor, 2023

schedule 17:43 - 17 Tetor, 2023

Eksperti i ekonomisë, Dritan Shano ka folur për planin e ri të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor. Ai ka theksuar  për “News Line” se çdo gjë që shton ekonominë e Shqipërisë është e mirëpritur, është pozitive.

Sipas Shanos, nga viti 2014, 554 mijë shqiptarë kanë marrë pasaporta europiane.

Çdo gjë që shton ekonominë e Shqipërisë është e mirëpritur, është pozitive. Kjo as që diskutohet. Kjo vjen përmes gojës së presidentes aktuale të Komisionit të Bashkimit Europian. Mbetet për t’u verifikuar, nuk është se BE i ka munguar vullneti që nga Samiti i Selanikut, Samiti i Berlinit para 14 vitesh, domethënë kjo mbështetje nuk ka munguar, por ka qene e ngadaltë, ka qene shpeshherë e parealizuar. Edhe qytetarët e Ballkanit Perëndimor, mua më vjen më shumë të flasë për shqiptarët sepse për ata ndjejë përgjegjësi, kanë zgjedhur rrugë të tjera, të ndryshme nga ajo që propozon Komisioni i BE i stacionuar në Bruksel, sepse ky proces i integrimit po zgjat prej shumë kohësh. Ne jemi hapur që prej 30 vitesh dhe në gjykimin tim si ish-nënpunës i BE, ky proces i integrimit përfshirë këtu brenda dhe Selanikun dhe Procesin e Berlinit, në vlerësimin tim personal është i gjatë, i ngadaltë dhe është mbi të gjitha i cekët. Shqiptarët kanë zgjedhur të kenë një shpejtësi tjetër në raport me atë ç’ka propozojnë burokratët e Brukselit dhe qeveritë e tyre të njëpasnjëshme. Shpejtësia me të cilën shqiptarët integrohen në BE, pra bëhen pjesë e ekonomisë dhe e fitimeve europiane është disafish më e lartë se sa ajo që propozojnë burokratët në Bruksel dhe qeveritë e tyre. Kjo është ajo që unë mund të them. Nga viti 2014 e këtej, 554 mijë shqiptarë kanë marrë pasaporta europiane. Janë qytetarë të BE, pra janë pjesë e një realiteti ekonomik, politik, kulturor, krejt tjetër. Është në përgjigje të asaj që unë kam klithur si student në dhjetor, që e duan Shqipërinë si gjithë Europa, ata sot e duan Europën. Rendi me të cilën shqiptarët bëhen sot qytetarë europian është rreth 40 mijë në vit, kryesisht në Itali dhe Greqi. Ndërkohë, burokratëve këtu dhe qeverive të ndryshme i ka ngelur të bëjnë samite, ahengje. Kjo është pak, po e sigurtë, se nga një proces ekonomik, social, kulturorë, sot është gjeopolitikë”, u shpreh eksperti./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!