Nga Unaza e Madhe te Korridori 8 dhe Qendra e Monitorimit të Trafikut, Balluku: Ja akset që përfundojnë këtë vit

schedule11:22 - 8 Janar, 2024

schedule 11:22 - 8 Janar, 2024

Në analizën vjetore të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ministrja, njëkohësisht zv/kryeministre, Belinda Balluku bëri një pasqyrë të akseve rrugore të cilat pritet të dorëzohen përgjatë vitit 2024.

“Unaza e madhe e Tiranës do të përthithë të gjithë trafikun qe vjen nga autostradat, përfundon edhe ajo në dhjetor 2024. Turistëve nuk do i duhet të kalojnë qytetin mes për mes, por duke përdorur këtë unazë të madhe, mund të aksesojnë pika të ndryshme.

Fazat e para të Korridorit 8 do të dorëzohen, përfundojmë edhe me lidhjet Orikum-Dukat. Palasë-Dhërmi është thuajse e përfunduar. Korcë – Ersekë po ashtu është drejt fundit, Qafa e Buallit – Martanesh, një rrugë e kërkuar nga banorët do të dorëzohet edhe ajo. Rruga që lidh aeroportin e Vlorës me autostradën Fier-Vlorë, është një tjetër aks që dorëzohet. Në 2024 nisim fazën e kolaudimit për aeroportin e Vlorës.

Të gjithë këto kanë edhe një element inovativ që dorëzohet gjatë 2024, qendra e monitorimit të trafikut. Monitorimi do përbëhet edhe nga Urgjencat, Emergjencat Civile, Policia e Shtetit dhe shumë trupa të tjera. Kjo qendër do kryejë edhe një nga funksionet e reja që do jetë në akset e funksionit të pagesës.” -tha Balluku.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!