Nga Ujmani, për në det/ Në pikën kufitare të Morinës kanë hyrë mbi 13 mijë persona

schedule16:26 - 20 Korrik, 2024

schedule 16:26 - 20 Korrik, 2024

Mbi 17 mijë shtetas nga Kosova kanë hyrë në territorin shqiptar brenda 12 orëve të fundit. Kjo fundjavë ka shënuar fluksin më të lartë të qytetarëve  që kanë hyrë në territorin e Shqipërisë në Morinë për këtë vit. Pjesa më e madhe e këtyre shtetasve pohojnë se po shkojnë në bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet.

Ndërkohë edhe numri i autobuzëve është i lartë këtë fundjavë me 82 të tillë, të cilët transportojnë pushues nga Kosova drejtë pikave turistike të vendit tonë.

Ndërkohë marrëveshja për lehtësisë kufitare mes dy qeverive në të dyja kahet e lëvizjes në Morinë  ka shmangur plotësisht krijimin e radhëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!