Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nga turi botëror, tek shtëpia në Trieste! Shumë të reja nga Elhaida Dani, edhe një partner?

schedule18:16 - 30 Shtator, 2020

schedule 18:16 - 30 Shtator, 2020

E kush nuk e do Elhaida Danin, apo kë nuk e ka marrrë malli?! Prej kohësh këngëtarja shqiptare jeton jashtë vendit, në Itali, ku jeta e saj artistike ka marrë tjetër dimension.

Duket se nuk karriera nuk është e vemtja! Gjatë intervistës eksluzive në “ABC e Pasdites” moderatorit Ermal Peçi nuk i shpëtuan detajet e këndshme të shtëpisë së Elhaidës për të cilën e komplimentoi.

Ai paraqiti para këngëtares merakun e gjithë shqiptarëve që po e ndiqnin, nëse jetonte me qera apo e kishte blerë shtëpinë në Trieste.

Me të qeshura të forta këngëtarja u përgjigj që tashmë kishte një shtëpi të sajën në Itali.

“Sa shumë doni me dit! Është e imja, është e imja”.  (qesh)

Ndërsa një kuriozitet i shqiptarëve shuhet, një tjetër ndizet! Në këtë bisedë miqësore e me humor, moderatori Peçi e ngacmon nëse ishte në një marrëdhënie apo jo.

Këngëtarja ka qeshur nga ana tjetër e ekranit duke kërkuar që të kalonte tek pyetja e rradhës. Por prisni, macja e saj shkakton shumë të qeshura. Emri dhe jo vetëm.

Intervistën e plotë e gjeni në kanalin në Youtube.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!