Nga tualeti te shmangia e ushqimeve të detit, rregullat e çuditshme që kanë familjet mbretërore

schedule15:31 - 29 Shkurt, 2024

schedule 15:31 - 29 Shkurt, 2024

Anëtarët e familjes mbretërore britanike ndjekin një sërë rregullash strikte. Kjo ka të bëjë kryesisht me daljet e tyre publike. Jo të pakta janë rastet që kanë thyer protokollin, qëllimisht apo jo, duke e çuar diskutimin se sa të detajuara janë planifikuar disa gjëra.

Rregullat e çuditshme të familjes mbretërore madje kanë të bëjnë me rutinën e tyre të tualetit dhe mënyrën se si duhet të sinjalizojnë gjatë një vakti që u nevojitet.

Si thonë anëtarët mbretërorë se duan të shkojnë në tualet 

Pra, çfarë bëjnë ata në këtë rast? Sipas britanikes ‘OK!’,  anëtarët e familjes mbretërore britanike nuk duhet të shpallin me zë të lartë se duan të shkojnë në tualet. Në vend të kësaj, ata duhet të përdorin shprehjen “Më fal” dhe të largohen nga biseda.

Gjithashtu, nëse kanë mbaruar vaktin e tyre, duhet të lënë pirunin dhe thikën të kryqëzuara në pjatë me dorezat e tyre në fund djathtas.

Rregullat në lidhje me zakonet e të ngrënit 

Rregullat kanë të bëjnë me shumë pjesë të jetës së tyre të përditshme, edhe zgjedhjet e tyre ushqimore. Për shembull, ata kanë një rregull të çuditshëm për format e ushqimeve që lejohen të hanë.

Ata nuk hanë kurrë sanduiçe katror, sepse tradita thotë, sipas ish-kuzhinierit mbretëror Graham Newbould, se kushdo që u jep ushqim me cepa po përpiqet të rrëzojë fronin e Anglisë.

Sigurisht që ka rregulla që duken më të arsyeshme, si shmangia e ushqimeve të detit për të shmangur helmimet apo ushqimet me hudhër për të shmangur erën e keqe të gojës.

Rregulla të tjera të çuditshme

Një tjetër udhëzim i çuditshëm që kanë mbretërit janë gratë që nuk lejohen të ulin kokën për të parë hapat e tyre kur ngjiten në një shkallë, por mbajnë mjekrën paralele me tokën.

Për fat të mirë, sigurisht, brezat e rinj të familjes mbretërore të Britanisë dhe pjesës tjetër të Evropës po thyejnë rregullat që nuk i konsiderojnë më të dobishme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!