Arjola Demiri ka folur shpeshherë për periudhën e vështirë që ka kaluar pas ndarjes nga ish bashkëshorti, me të cilin ka dhe tre fëmijë. Pavarësisht rrëfimit që ka bërë, aktorja e humorit nuk e ka zbuluar kurrë identitetin e tij. Sot, qarkulloi nëpër media një foto e ish burrit të saj. Sipas Albeu, bëhet fjalë për Ajax Boshnjaku, një emër i njohur për policinë.
Ai ka qenë i përfshirë në masakrën e ish-Bllokut ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, ngjarje e vitit 2018. Ajaxi, miku i i Ervin Matës u akuzua për moskallëzim krimi. Megjithatë, Arjola, në deklaratat e saj që ka bërë, ka nënkuptuar të shkuarën e ish burrit të saj. Krahas tradhtisë për 6 vite, Arjola ka rrëfyer se ai e dhunonte fizikisht.
Aktorja e humorit ka treguar se vitet që ka kaluar me të nuk kanë qenë aspak të lehta, pasi ka luftuar me depresion dhe madje ka tentuar dhe vetëvrasjen. “Ndodhi një dhunë fizike dhe aty nuk durova dot më gjatë. Më tha nuk ke ku shkon, nuk të merr më njeri me tre fëmijë. Kam kaluar krizë identiteti e doja atë më shumë se veten.”, rrëfeu Arjola pak kohë më parë për banorët në Big Brother.
Për shkak të kësaj situate, ajo gjithashtu tregoi se ka abortuar dy binjakë. “Shkova tek mjekja dhe i thash që s’mund t’i lind këta fëmijë dhe të lutem mi hiq. Gënjeva dhe thash se babai i tyre ishte dakort por për shkak të një udhëtimi pune nuk ishte prezent’’, rrëfeu aktorja. Ajo është shprehur gjithashtu se ka luftuar për tre vite për të marrë kujdestarinë e fëmijëve.
“Kam 3 vite që jam në gjyq, donin të m’i ndanin fëmijët. I thashë ose me mua ose me atë, fëmijët nuk pranoj t’i ndaj”, u shpreh Arjola. Së fundmi, në një tjetër rrëfim të ndjerë në Big Brother, ajo tregoi se pas vendimit për t’u ndarë nga babai i fëmijëve të saj, vendosi të largohej drejt Suedisë, por vendosi të rikthehej pas disa vitesh. /abcnews.al