Nga Tirana në Qeparo për 3 ore, pa kaluar në Llogara

schedule16:10 - 10 Korrik, 2022

schedule 16:10 - 10 Korrik, 2022

19 km nga ura e Laskut pranë fshatit Kuç deri në Qeparo. Një aks që lidh më shpejt rrugën e Lumit të Vlorës drejt bregdetit të Jonit. Nga Vlora drejt Qeparoit dhe që tashmë shmang Llogaranë është një aks rrugorr i aksesueshem këtë sezon turistik, ndërsa punimet kanë nisur prej muajit prill të vitit 2020. Prej Vlorës në rrugën e lumit të Vlorës drejt Kuçit dhe më pas kthimi nga Ura e Laskut drejt Qeparoit.

Në disa segmente rrugës i mungojnë barrierat mbrojtëse për të rritur edhe me shume sigurinë.

Fundi i saj në Qeparo të drejton më pas drejt Himares apo edhe drejt Borshit e Sarandës, duke afruar më shumë pushuesit dhe turistët me jugun e vendit.

Për drejtues të mjeteve apo pushues ky segment është një zgjidhje duke evituar Llogaranë.Por ka edhe nga ata që mendojnë se ka ende vend për të përmirësuar.

Ky segment rrugorr përveç se afron turistët me bregdetin e Jugut, ofron edhe mundësinë për të parë zona të tjera të lumit të Vlores.

Rruga tashmë është e askesueshme për këtë sezon turistik, ndërsa ka ende për të përmirësuar.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!