Nga tërmeti te krijesat misterioze, “Udhëtari i kohës” ka disa paralajmërime për njerëzit

schedule17:03 - 11 Maj, 2022

schedule 17:03 - 11 Maj, 2022

Një person i cili pretendon se udhëton në kohë, ka bërë një paralajmërim të frikshëm, duke thënë se fundi i njerëzimit do të jetë këtë vit.

TikTok-u na ofron plot personazhe e krijues videosh. Larmishmëria e tyre shkon nga ata që publikojnë video edukuese e argëtuese, deri te ata që njoftojnë fundin e botës…të paktën në formën që e njohim ne sot.

I tillë është rasti i përdoruesit “Thehiddengod1”. Në një seri videosh ai pretendon se vjen nga e ardhmja jo fort e largët. Kawhi Leonard, me emër përdoruesi “Thehiddengod1”, ose shqip “zoti i fshehur 1” pretendon se vjen nga viti 2034 dhe bën një paralajmërim alla-Terminator.

Sipas tij diku nga korriku deri në tetor toka do të çahet mes përmes në SHBA pas tërmetit më të fuqishëm të regjistruar ndonjëherë dhe kjo do të nxjerrë në sipërfaqe disa krijesa të paidentifikuara që do të zhdukin qytetërimin njerëzor.

Leonard deklaron se miliona njerëz do të zhduken në këtë periudhë, ndërsa videot dhe parashikimet e tij të zymta kanë marrë rreth gjysmë milioni pëlqime dhe mbi 10 mijë komente.

Janë tre data që përmend ai sipas ‘dokumentave të sigurta’. 14 korrik, tërmeti më i fuqishëm ndonjëherë godet SHBA. Më 9 gusht mbi 2 mln njerëz zhduken në mënyrë misterioze dhe në 3 tetor krijesa të paidentifikuara nisin të shkatërrojnë njerëzimin.

Kanë mbetur edhe pak muaj kohë për të provuar parashikimin e zymtë të këtij udhëtari të radhës në kohë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!