Kufijtë e fuqisë ushtarake

schedule10:57 - 24 Dhjetor, 2021

schedule 10:57 - 24 Dhjetor, 2021

Nga Dominique Moisi, World Crunch

“Sa divizione ka Papa?” pyeti Joseph Stalin, duke theksuar se pavarësisht autoritetit fetar ose politik, forca ushtarake duhet të mbizotërojë gjithmonë në gjeopolitikë. Megjithatë, në shekullin e 21-të, mund të pyesim të lirë se për çfarë shërben forca ushtarake.

Në Afganistan, më shumë se tre muaj pas fitores të talebanëve, dhuna terroriste vazhdon ende. Duket se pjesëtarët e ushtrisë që humbën luftën i janë bashkuar “ndërkombëtareve fundamentalistë” për të vazhduar luftën kundër talebanëve. Me pak fjalë, fitorja ushtarake në terren nuk ka zgjidhur asgjë. Talibanët po përballen me elasticitetin e personave nostalgjikë për liri dhe përparimin nga njëra anë dhe fanatikëve islamikë nga ana tjetër.

Por mbi të gjitha, një katastrofë humanitare me përmasa të paprecedentë po përgatitet, e inkurajuar  nga kombinimi i ngrohjes globale, sanksioneve ndërkombëtare kundër regjimit taleban dhe dhunës së vazhdueshme në terren. Largimi i trupave amerikane dhe aleatëve të tyre dhe fitorja e talebanëve në terren, nuk ka zgjidhur asgjë, shkruan abcnews.al

Dhuna etnike në Etiopi

Në Etiopi,  vendi më i populluar afrikan pas Nigerisë – as përdorimi i forcës ushtarake nuk ka zgjidhur asgjë. Pas një sërë fitoresh fillestare kundër “rebelëve Tigrayan”, forcat e qeverisë qendrore të Etiopisë janë hasur me disfata të shumta. Ata janë nën komandën e kryeministrit dhe fituesit të çmimit Nobel për Paqe, Abiy Ahmed.

Dhjetëra mijëra civilë kanë humbur jetën dhe qindra mijëra të tjerë janë zhvendosur në një konflikt etnik që duket se po del jashtë kontrollit dhe ku të gjitha palët kanë marrë të njëjtin qëndrim ndaj popullatës civile.

Në fund të fundit, lind pyetja nëse Etiopia po shndërrohet për kontinentin afrikan ajo që ishte Jugosllavia për Europën në fund të Luftës së Ftohtë : një entitet që shpërthen në dhunë. Etiopia mund të shërbente si një model pozitiv për kontinentin afrikan përmes suksesit të saj ekonomik dhe procesit të përmirësimit të marrëdhëneieve me Eritrenë dhe midis grupeve të saj etnike.

Shantazhi i Lukashenkos

Përdorimi pa kriter i forcës ushtarake e ka zhytur vendin në kaos. Edhe këtu, forca nuk ka zgjidhur asgjë, përkundrazi. Dhe çfarë mund të themi për Jemenin, ku sauditët dhe iranianët po zhvillojnë një luftë, rezultati i të cilës është vuajtja e madhe e civilëve në terren?

Regjimet e Bashar al-Assad në Siri, ose të Aleksandër Lukashenkos në Bjellorusi,  kanë përfituar nga mbështetja e Rusisë së Vladimir Putinit dhe mund të krenohen që kanë përdorur me sukses forcën kundër popullatës së tyre. Në Siri, pavarësisht akuzave për gjenocid kundër regjimit ende në fuqi, ministri i jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe vizitoi Damaskun, duke i dhënë al-Asadit një legjitimitet në dukje. Por me çfarë çmimi? Për të qëndruar në pushtet, al-Assad e ka kthyer vendin e tij disa dekada pas. Ai ende sundon, por në një “fushë rrënojash”.

Sa i përket Lukashenkos, ai po përdor viktimat e dhunës në Lindjen e Mesme si një mjet shantazhi kundër vendeve të Bashkimit Europian që kanë guximin të kritikojnë cinizmin e tij revoltues, raporton abcnews.al

Skenari i pushtimit të Kinës

E megjithatë, sikur të mos mjaftonin këto paralajmërime, është Kina ajo që tani duket e gatshme të nisë një aventurë të re ushtarake. Duket sikur mësimet e fundit të angazhimit ushtarak të SHBA-së në Afganistan dhe Irak të mos kishin asnjë dobi.

Kështu, në shkretëtirën Taklamakan të Kinës veriperëndimore (me nofkën “Deti i Vdekjes”), forcat e armatosura kineze po vazhdojnë stërvitjet, sipas imazheve të siguruara nga satelitët nga luftanijet amerikane të vendosura në Paqësor.

Këto mund të përdoren si objektiva trajnimi për raketat e gjeneratës së re kineze. Në dëshirën e saj për të pohuar statusin e saj si fuqia kryesore në Azi sot dhe në botë, Kina po shumëfishon përpjekjet e saj dhe po rrit buxhetin e saj të mbrojtjes. Në Uashington, “narrativa” duket gjithnjë e më e besueshme: Kina, thuhet, së shpejti do të ketë të gjitha mjetet e nevojshme detare për të zbarkuar trupat e saj në Tajvan. Por duke pasur parasysh gjeografinë e vështirë të ishullit, rezistenca tajvaneze do të vazhdojë të rritet, e ndihmuar nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj aziatikë.

Por a i ka Kina mjetet e nevojshme për të përballuar një konflikt të zgjatur që do të kishte më shumë se thjesht pasoja negative në rritjen e saj?

Sigurisht që ekziston një dëshirë e qartë për të dekurajuar Kinën në këtë skemë, për të cilën këmbëngulin shumë amerikanë. Është sikur Uashingtoni dëshiron ta bëjë Pekinin të  arsyetojë: “Ju mund të pushtoni Tajvanin, por veproni me kujdes; një fitore suksesshme nuk do të zgjidhë asgjë, pasi rezistenca tajvaneze do të vazhdojë”.

Në mendjen e tyre, liderët kinezë dhe amerikanë japin përshtypjen e flirtimit të rrezikshëm me humnerën, sikur të dyja palët të ishin dorëzuar para hipotezës së një konfrontimi të pashmangshëm. Përparimi i dialogut kino-amerikan për ndryshimet klimatike në kuadrin e COP26 nuk duhet të krijojë asnjë iluzion. Prioriteti i liderëve kinezë dhe amerikanë nuk fokusohet në faktet për shpëtimin e planetit, por që Kina të rifitojë statusin e saj në botë dhe Shtetet e Bashkuara ta ruajnë statusin e tyre.

Duket sikur këto vende nuk kanë mësuar dhe nuk kanë kuptuar asgjë nga paralajmërimet përgjatë historisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!