Nga takimi i parë tek lindja e fëmijës: Historia e dashurisë së Gigi Hadid dhe Zayn Malik

schedule12:23 - 25 Shtator, 2020

schedule 12:23 - 25 Shtator, 2020

Gigi Hadid dhe Zayn Malik u bënë prindër të një vajze një ditë më parë. Pasi dyshja konfirmoi se u rikthyen sërish bashkë në fillim të këtij viti, ata zbuluan së fundmi se mirëpritën një vajzë të shëndetshme dhe të bukur. Por, romanca e tyre që nisi pesë vite më parë, është shoqëruar me peripeci që çuan në ndarje dhe ribashkime të shumta.

Dyshja filloi të dilte në vitin 2015. Malik ishte në lidhje dhe ishte fejuar me yllin e Little Mix, Perrie Edwards deri në 2015, kur dyshja u ndanë. Dyshja u pa së bashku në nëntor të këtij viti duke konfirmuar më pas lidhjen e tyre përmes një postimi në rrjete sociale.

Janari i 2016-ës shënoi një moment të rëndësishëm për çiftin pasi Malik publikoi këngën e tij të parë nga albumi i tij i parë solo, Pillowtalk, pjesë e së cilës ishte dhe Hadid. Në Prill, dyshja u përfol se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre, duke u bashkuar përsëri disa javë më vonë. Debutimin e parë së bashku në tapetin e kuq e patën në Met Gala.

Ndërkohë në shkurt të vitit 2018 dyshja u nda sërish, lajme të cilat i konfirmuan vetë ata përmes një deklarate. “Gigi dhe unë kemi pasur një marrëdhënie tepër kuptimplotë, të dashur dhe argëtuese, kam një respekt dhe adhurim të madh për Gigi si një grua dhe një shoqe.“, tha asokohe Malik.

Por ndarja nuk zgjati shumë pasi Daily Mail postoi disa fotografi të dyshes duke u puthur vetëm dy muaj më vonë. Çifti më pas postoi një fotografi së bashku në Instagram në qershor. Madje, këngëtari i “Pillowtalk” shiti shtëpinë në Londër për të qenë më pranë supermodeles.

Një tjetër ndarje erdhi në 2019-ën. Janari shënoi fundin e marrëdhënies së tyre edhe një herë pasi një burim tha për US Weekly se çifti ishte ndarë. Një vit më vonë, dyshja konfirmoi se janë rikthyer sërish bashkë pasi u fotografuan të kapur për dore teksa po dilnin nga një restorant në New York.

Thashememet se çifti po pret fëmijën e parë nisën në Prill, po lajmi u konfirmua pak muaj më vonë. Ndërkohë ditën e djeshme Malik zbuloi se çifti kishin mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku, një vajzë “e shëndetshme dhe e bukur”. xh.d/abcnews.al