Nga Starova, te Pano e Shehi: Kombëtarja në “lupën” e specialistëve të Pressing

schedule23:16 - 16 Nëntor, 2020

schedule 23:16 - 16 Nëntor, 2020

Shqipëria fitoi kundër Kazakistanit me rezultatin 3-1 dhe në emisionin “Pressing” në ABC, në lidhje me këtë përballje folën specialistët Sulejman Starova, Alpin Gallo, Ermal Tahiri, Ledio Pano dhe Orges Shehi.

“Reja u ka dhënë dorën disa lojtarëve të rinj, me perspektivë. Është detyrim të dalim të parët, kur shohim me rivalët. Fakti që formacioni ka lëviz për t’u bërë vend të rinjve, sjell oscilacione. Jemi në skuadër në ndërtim dhe duhet durim. Normalisht duhet të fitojmë, por duhet ta dimë që po e ndërtojmë skuadrën”, u shpreh Starova.

ALPIN GALLO  – “Po riformohet skuadra. Shoh që 2 rregullatorët kryesorë ishin Memushaj dhe Abrashi, edhe pse i pari tregoi lodhje. I dhanë ekuilibër skuadrës. Pjesa tjetër pati probleme. Kontrolli dhe mbizotërimi i lojës ishte nga skuadra jonë (60 me 40)”

ERMAL TAHIRI – “Ne ishim favoritë në këtë grup, ashtu duhet të silleshim. Oshilacione ka shumë, por dje nuk pashë as ritëm tek ekipi ynë. Kemi probleme edhe në sulm. Skuadra është pa ritëm dhe nuk kishim mbivendosje në sulm në qarkullimin topit”.

LEDIO PANO – “Po të vendosësh lojtarë me cilësi të tjera. Pashë një Kallaku që nuk ka luajtur asnjëherë aty. Uzuni luajti gjatë gjithë krahut. Minus ishte mos ardhja e Trashit. T’i kënaqemi fitores”.

ORGES SHEHI – “Fitorja me Kazakistanin ishte pozitive. Dje ishim me pesë sulmues, shto edhe Hysajn. Ishte sjellje e një skuadre favorite, sikurse ishte parashikuar në fillim. Hera e parë që e bëjmë diçka të tillë”, tha Shehi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!