Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, mediat greke, “Kathimerini” i ka bërë jehonë premtimit të presidentit turk për ndërtimin e spitalit rajonal Fier përpara 25 Prillit, deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha se Edi Rama është vasal i tij dhe këngës së grupit të Polifonisë së Guri Rrokajt për Erdoganin.
“Me një “aromë” të fortë turke, Shqipëria hyn në trajektoren e zgjedhjeve të 25 Prillit. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan i premtoi kryeministrit Edi Rama gjatë vizitës së tij të fundit në Ankara ndërtimin e një spitali para zgjedhjeve, me paratë turke 60 milionë euro.
Me rastin e ndërtimit financiarisht falas të spitalit, “muza popullore”, ndihmësi i propagandës, nuk mund të mos lavdërojë “bujarinë” e udhëheqësit turk për të kultivuar një klimë simpatie me një këngë kushtuar Erdoganit, “Nuk bën më nëna”. Ish-Presidenti Sali Berisha akuzoi Edi Ramën si një vasal të Erdoganit.
Shqetësimi mbizotëron në Bruksel me retorikën anti-evropiane të Edi Ramës. Ndërkohë, në një zhvillim të papritur në historinë diplomatike, Shqipëria dëboi sekretarin e ambasadës ruse në Tiranë me arsyetimin se nuk zbatoi masat anti-covid” thuhet ndër të tjera në shkrimin e “Kathimerini”./ db/Abcnews.al